Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Viktima e kishte denoncuar tre herë/ Vrau me thikë gruan pas ndarjes, shtyhet për më 16 tetor gjyqi për shqiptarin
Gjyqi i ndërtuesit 51-vjeçar shqiptar, Eduart Danaj, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të gruas së tij të ndarë, në Menidi të Greqisë, filloi sot, por u shty deri më 16 tetor nga gjykata. Vrasja makabre ndodhi më 16 maj 2024 në Akarnes të Atikës. Sipas prokurorisë, autori i krimit eci drejt shtëpisë së gruas së tij 40-vjeçare, me të cilën ishte ndarë, pasi e kishte mbuluar thikën nën rroba. 51-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës në Menidi rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa gruaja fatkeqe kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë. Në atë kohë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. 40-vjeçarja vdiq menjëherë, teksa ekspertët konstatuan shumë plagë thike në trup, informon ‘Protothema”....