Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ahmeti uron Nanon për 73- vjetorin e lindjes: Kosova e lirë ka kontributin tënd të jashtëzakonshëm
Rajoni E Martë, 16 Shtator 2025 19:02 Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili ka qenë një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së së Kosovës, ka uruar liderin historik të socialistëve dhe ish-kryeministrin Fatos Nano për 73- vjetorin e lindjes. “Është zakon që për ditëlindje të urohet për shëndet e jetë të gjatë, ndërsa unë i dashur Fatos dua njëkohësisht të të shpreh mirënjohjen dhe respektin për gjithçka që ke bërë për Shqipërinë e për shqiptarët. Shqipëria demokratike dhe Kosova e lirë besoj fuqishëm se e njohin dhe e çmojnë kontributin tënd të jashtëzakonshëm. Urime e rrofsh sa do vetë, mik e vëlla Fatos!”, shkruan Ali Ahmeti.