Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor

Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor

Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin  e vitit. Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të...