Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit “XUEX” – goditet skema piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Policia e Shtetit ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale pamjet e operacionit të koduar “XUEX”, një aksion i gjerë kundër një skeme mashtruese investimesh online me strukturë piramidale. Operacioni, i zhvilluar në disa qytete të vendit, përfshirë Fierin, Tiranën, Dibrën, Beratin dhe Gramshin, u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Gjatë operacionit, strukturat hetimore sekuestruan një sasi të konsiderueshme provash materiale, përfshirë:50 aparate celularë11 njësi kompjuterike1 DVR dhe 2 hard disk1 automjet4.2 milion lekë28 mijë euro1,750 dollarë amerikanë340 franga zvicerane6 llogari kriptomonedhash të ngrira Sipas hetimeve, grupi kriminal përdorte platforma të rreme investimi dhe aplikacione si Telegram për të rekrutuar qytetarë, duke u premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve në kriptomonedha si USDT...