Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe SHBA me plane konkrete për bashkëprodhim armësh. Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetallplanifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë. Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal. “Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetallpër forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës”, shkroi Shmyhal në platformën X. Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse. Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh. Prodhim i përbashkët armësh Ukrainë-SHBA...