Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Turizmi, 2.1 miliardë euro në 6 muaj/ Të huajt më dorëlëshuar këtë verë, shpenzuan mesatarisht 440 euro
Turistë më cilësorë dhe dorëlëshuar apo çmime më të larta? Kjo është dilema në sektorin e turizmit për vitin 2025, teksa Shqipëria po shkon edhe drejt muajit përmbyllës të sezonit veror, periudhës ku si shpenzimet edhe të ardhurat janë më të larta. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në 6 muaj, 2.1 miliardë euro kanë shpenzuar mbi 4.7 milionë të huaj në vendin tonë, nga 1.9 mld euro në gjysmën e parë të 2024. Një rritje 7.7%, e ngadalësuar krahasuar me vitet më parë. Por nëse ndalemi te një i/e huaj, ai/ajo ka shpenzuar mesatarisht në periudhën janar-qershor 440 euro, nga 428 euro në të njëjtën periudhë në 2024. Vetëm 12 euro më shumë. Domosdoshmërisht ngrihet dilema nëse turistët kanë paguar një diferencë të...