Manastirliu do kandidojë si kryebashkiake e Tiranës, rikthehet në Kuvend Blerina Gjylameti

Manastirliu do kandidojë si kryebashkiake e Tiranës, rikthehet në Kuvend Blerina Gjylameti

Vendimi i kryeministrit Rama për të kandiduar Ogerta Manastirliun si kryebashkiake e Tiranës, pasi shkarkoi nga detyra Erion Veliajn, i ka hapur rrugë rikthimit në Kuvend të Blerina Gjylametit. Automatikisht Ogerta Manastirliu do të duhet të heqë dorë nga mandati i deputetes, që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, për të kandiduar për kreun e Bashkisë. Në Kuvend nga lista e PS-së, rikthehet në Parlament Blerina Gjylamenti, e cila ishte në listë të hapur. Kjo e fundit mbeti jashtë Kuvendit pas një gare të fortë për votat me Olta Xhaçkën.