Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

Banorë të qendrës historike të qytetit të Durrësit protestuan, paraditen e së mërkurës, kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre, për t’i hapur rrugë projektit të zhvillimit të parkut arkeologjik. Sipas banorëve, të ndërtuara prej dekadash, shtëpitë e tyre janë pjesë e historisë së qytetit dhe bashkëjetesës së banorëve me objektet e trashëgimisë sonë kulturore. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe as nuk janë përfshirë në asnjë fazë të procesit, ndërsa rastësisht kanë mësuar mbi vendimin e Qeverisë për shpronësimin e 74 familjeve me vlerën e 315 milion lekëve nga buxheti i shtetit, në fund të muajit gusht. Ky vendim është marrë në kuadër të zbatimit të projektit TID (Transformimi i integruar i Durrësit) të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Banorët kërkojnë...