Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
325 milionë dollarë, SHBA nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus
Me një vlerë prej më shumë se 325 milionë dollarësh, i pajisur me pistë për helikopterë, pishinë, xhakuzi dhe një “hapësirë të mbuluar për të shijuar rrezet e diellit gjatë dimrit”, superjahti i konfiskuar rus Amadea 106 metra i gjatë, do të nxirret në shitje me urdhër të qeverisë amerikane. Ankandi, që përbën një ndryshim të madh në politikën e administratës Trump, i jep fund betejës ligjore mbi trevjeçare lidhur pronësinë reale të jahtit. Departamenti amerikan i Drejtësisë e konfiskoi anijen në ishujt Fixhi më 2022, duke thënë se ajo i përkiste Suleiman Kerimovit, miliarderit rus që ka lidhje politike, i cili u sanksionua më 2018 si përgjigje ndaj “aktiviteteve malinje të Rusisë në mbarë botën”. Por ndërkohë, avokatë të Eduard Khudainatov, ish-ekzekutiv i lartë...