Protestuesit në Nepal sulmojnë shtëpinë e ish-kryeministrit, digjet për së gjalli gruaja e tij

Protestuesit në Nepal sulmojnë shtëpinë e ish-kryeministrit, digjet për së gjalli gruaja e tij

Nepali është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, ku rrugët janë kthyer në skena kaosi e zjarrvëniesh. Në një nga ngjarjet më të rënda, gruaja e ish-kryeministrit Jhala Nath Khanal ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përfshi nga flakët kur protestuesit dogjën shtëpinë e saj. Dhuna ka shpërthyer në çdo cep të vendit, ndërtesa shtetërore, rezidenca politikanësh dhe seli partish janë vënë në shënjestër të turmave të zemëruara, ndërsa autoritetet kanë humbur kontrollin. Sipas mediave lokale, protestuesit kanë vënë zjarr ndërtesës së Parlamentit të Nepalit, si dhe rezidencave të disa figurave kyçe politike. Këto sulme janë pjesë e një vale të gjerë dhune që ka përfshirë vendin, duke e futur atë në një krizë të thellë politike dhe shoqërore. Lëvizja protestuese, e...