Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilaj, autorit të dyshuar të ngjarjes kriminale, e cila u regjistrua në Shkodër, mëngjesin e kësaj të hënë. Ai ka  pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso. “Gen Vaso me ka kërcënuar, me ka bëre si i fortë, e kam pas personale me të. Kam dashur të vras atë”, tha ai, para oficerëve të policisë gjyqësore. Nga të shtënat me armë zjarri në lokal humbën jetën Armando Palit dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.