Shqipëri, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

Shqipëri, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

Në emër të çdo nxënësi në vend shpenzohen 368 lekë në ditë. Duke përfshirë pagat e mësuesve, sanitareve, shpenzimet për libra, mjete kancelarike në klasa dhe gjithçka tjetër që prek mësimdhënien për rreth 1 mijë e 300 shkollat e gjimnazet e vendit u vunë në dispozicion 45.7 miliardë lekë këtë vit. Për çdo një nga rreth 345 mijë të regjistruarit në arsim janë 132 mijë e 511 lekë në dispozicion në vit apo 11 mijë e 42 lekë në muaj. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria shpenzon shumë më shumë për një të dënuar me burg se për një nxënës në shkollat e vendit. Kosto ditore për çdo të dënuar,...