Vizita e bujshme e Dumanit në SHBA, DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK në Washington

Vizita e bujshme e Dumanit në SHBA, DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK në Washington

Dumani dhe zyrtar i DASH TIRANË- Vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin e Shtetit (DASH0 është diskutuar përgjatë këtyre ditëve, pasi ende nuk kishte një informacion zyrtar në lidhje me takimin dhe temat e diskutimit. Ndërkohë, një zyrtar i DASH ka zbuluar për Top Channel se çfarë u diskutua në takimin me kreut të SPAK dhe zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan.  “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, ka thënë zyrtari...