Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ DASH tregon për Top Channel çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Washington
Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë. Një zyrtar i DASH në përgjigjen për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tha: “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”. Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë...