Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
5 shtatori – 9 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës
Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, figurës së njohur botërisht për përkushtimin e saj ndaj më të varfërve dhe të braktisurve. Më 4 shtator 2016, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën “Shenjtore”, duke e quajtur “shenjtore e mëshirës” dhe “një ikonë e dashurisë hyjnore”. Nënë Tereza, ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, nga prindër shqiptarë. Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, për t’ju bashkuar Motrave Loreto në Irlandë, dhe prej asaj dite nuk do i shihte më prindërit. Ajo themeloi Misionaret e Bamirësisë në Kalkutë të Indisë, ku kaloi dekada të tëra në shërbim të të sëmurëve dhe...