Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës!
Nënë Tereza TIRANË-5-shtatori shënon 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza. Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 5 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup. Ajo gjatë gjithë jetës së saj u kujdes për njerëzit që ishin në nevojë. Në moshën 18-vjeçare, ajo iu bashkua manastirit irlandez, ku prej aty mori emrin Motra Mari Tereza. Pas disa muajsh ajo nisi misionin e saj në Kalkuta në Indi, ku prej aty u quajt...