Moti për sot me kthjellime, rriten lehtë temperaturat

Moti për sot me kthjellime, rriten lehtë temperaturat

Ditën e sotme (5 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.