Operacion i rrallë në Indi/ Hiqen dy ‘binjakë parazitë’ nga barku i një foshnje 20-ditëshe

Operacion i rrallë në Indi/ Hiqen dy ‘binjakë parazitë’ nga barku i një foshnje 20-ditëshe

Mjekët indianë kanë kryer me sukses një operacion të rrallë për të hequr “binjakë parazitë”, dy fetusë që po rriteshin brenda barkut të një foshnje 20-ditëshe. Kjo gjendje, e njohur si foetus in foetu, është jashtëzakonisht e rrallë, me më pak se 200 raste të raportuara në mbarë botën, përfshirë edhe disa raste në Indi. Ajo zhvillohet herët gjatë shtatzënisë, kur një fetus i deformuar absorbohet nga binjaku pritës dhe vazhdon të rritet duke marrë lëndë ushqyese nga ai. Në rastin e fundit, nëna ishte shtatzënë me tripletë dhe dy nga fetuset filluan të rriteshin brenda barkut të foshnjes. “Operacioni ishte sfidues, por foshnja është e shëndetshme dhe po shërohet mirë,” tha Dr. Anand Sinha, kirurg pediatrik që udhëhoqi ndërhyrjen. Foshnja u largua nga spitali një muaj...