Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, kodi penal kundra çdo standardi europian

Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, kodi penal kundra çdo standardi europian

Kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për kodin e ri penal. Zhupa shprehet se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet europiane. “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur”- shprehet Zhupa. Ajo liston nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias  (MFRR) dhe...