Kodi i ri Penal/ Manja shmang përgjegjësitë: Ne jemi vetëm porositësit

Kodi i ri Penal/ Manja shmang përgjegjësitë: Ne jemi vetëm porositësit

Drafti i Kodit të ri Penal, i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet të diskutohet që këtë muaj në Kuvend, ka ngjallutr debate të forta mes juristëve dhe jo vetëm, nga “perlat” që ka shkruar Arben Rakipi dhe grupi i eskpertëve të tij. Kodi i ri Penal është kritikuar fuqishëm nga institucione të mëdha drejtësie, dhoma e Avokatisë, shoqatat e gazetarëve, aktivistët dhe intelektualët, që e kanë cilësuar si një dokument represiv që dëmton liritë dhe të drejtat e njeriut. Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot një tryezë diskutimi lidhur me konsultimet publike, ku gjatë fjalës së tij, ministri Ulsi Manja tha se kanë mbajtur shënim kritikat dhe sugjerimet, por sipas tij, zyrtarisht kanë marrë një numër të vogël komentesh dhe vetëm disa...