Albert Vërria, zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e artit skenik shqiptar

Albert Vërria, zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e artit skenik shqiptar

Shkruan Albert Vataj Edhe pse ai nuk është më prej dhjetë vitesh (17 gusht 2015), vlera dhe vepra që ai na la si trashëgim, na thërret obligueshëm ta kthejmë në kujtesë, sot në ditëlindjen e tij, sot kur kujtesa dhe malli e ribëjnë këtë imazh, e rishfaqin këtë figurë, e ridimensionjnë këtë vlerë arti, për ta aktualizuar, për ta rigjetur dhe promovuar mjeshtërinë e tij aktoriale, dhe propozuar atyre që kanë lidhur ëndrrat e tyre me artin e skenik, dhe atyra që më shumë se nostalgjia i lidh me të adhurimi, personazhet, batutat dhe momentet që nuk i fshin dot harresa.Albert Vërria është një prej atyre emrave që nuk mund t’i ndash nga kujtesa kolektive e artit shqiptar. Figura e tij, megjithëse shtatshkurtër, ngrihet kolosale...