Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: U asgjësuan, eksportuesit nuk kishte më në magazinë

Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: U asgjësuan, eksportuesit nuk kishte më në magazinë

Një skandal i ri ushqimor u raportua një ditë më parë teksa Kroacia bllokoi një ngarkesë me 5562 kg pjeshkë të eksportuara nga vendi ynë, pasi rezultuan të kontaminuara me metal nikel, mbi normat e lejuara. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). AKU njoftoi se më 22.08.2025 është lajmëruar nga Sistemi RASFF (Sistemi i Shpejtë i Alarmit për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë) për rastin. Pas marrjes së njoftimit, strukturat rajonale të AKU-së në Fier kryen një inspektim në magazinat e kompanisë eksportuese. Nga verifikimet, rezultoi se i gjithë produkti ishte dërguar për eksport dhe nuk kishte mbetur asnjë sasi për tregun vendas. Pjeshkët e kontaminuara janë asgjësuar menjëherë në Kroaci. Rasti i është referuar edhe Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes...