Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it?

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it?

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga një operacion i dyshuar rus, duke detyruar pilotët të mbështeteshin në navigacionin rezervë dhe në hartat tradicionale për të ateruar në mënyrë të sigurt. Ky ishte rasti më i fundit i një taktike në rritje dhe shqetësuese në zonat e konflikteve moderne të bllokimit të sinjaleve të Sistemit Global të Pozicionimit (GPS). Derisa avioni i von der Leyen po afrohej pranë Aeroportit të Plovdivit, sinjalet e GPS-it që udhëzonin avionin, u zhdukën papritmas, duke i lënë pilotët “në errësirë” sa i përket navigacionit satelitor për gati një orë. Pavarësisht pengesave, ata kaluan shpejt te sistemet rezervë dhe ateruan në mënyrë të sigurt pa...