Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Osmani: Dhimitër Anagnosti i dha identitet kinemasë shqiptare në botë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Anagnostin si një mjeshtër të madh të kinematografisë në Shqipëri. “Veprat e tij mbeten të ngulitura thellë në kujtesën e publikut dhe janë dëshmi e talentit, përkushtimit dhe guximit të tij artistik. Ai ishte një njeri që i dha artit dinjitet dhe shoqërisë reflektim”, shkruan Osmani ndër të tjera. Teksti i plotë: TELEGRAM NGUSHËLLIMI 1 shtator 2025Prishtinë, Republika e Kosovës E nderuar familje Anagnosti, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Ai ishte një prej figurave më të shquara të artit...