Ishte shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Itali

Ishte shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Itali

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Si pasojë është arrestuar një  25-vjeçar i identifikuar si Rando Murataj me qëlim ekstradimi në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i kishte  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Njoftim i Policisë: Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”. Gjatë këtij operacioni,...