Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në listën e Kombëtares, tjetër ndryshim/ Zbulohet lojtari i ftuar nga Silvinjo
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi. Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor. Simoni do të mbërrijë në kampin kuqezi në orët në vazhdim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit...