900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që goditi Afganistanin lindor ka lënë të paktën 900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur, deklaroi Yousaf Hammad, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive. Autoritetet thanë se presin viktima të tjerë sapo ekipet e shpëtimit të arrijnë në vende më të izoluara, shumë prej të cilave mbetën të paarritshme për më shumë se 24 orë pas tërmetit. Administrata ka vendosur helikopterë për të shpëtuar dhe transportuar nga ajri të plagosurit, pasi rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut të cilat po i pengojnë ekipet e shpëtimit të arrijnë në disa zona të prekura