Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Vatër e madhe zjarri në Bërdicë, hetim për shkaqet
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të hënë në zonën e Bërdicës në Shkodër. Materialet e përfshira nga flakët kanë qenë mbetje tekstile dhe për pasojë është krijuar një vatër e madhe zjarri dhe re toksike tymi, e cila ka mbuluar zonën dhe është ndjerë deri në qytetin e Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëses, punonjësit e policisë dhe të Bashkisë Shkodër. Pas rreth 1 ore është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit, ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.