U nis me autobus drejt Shqipërisë dhe “u zhduk”, familja nga Kosova kërkon ndihmë për gjetjen e djalit 16-vjeçar

U nis me autobus drejt Shqipërisë dhe “u zhduk”, familja nga Kosova kërkon ndihmë për gjetjen e djalit 16-vjeçar

Eglantin Qorraj, një 16-vjeçar nga Deçani i Kosovës, është shpallur i zhdukur pasi nuk është kthyer në shtëpi prej më shumë se një dite. Familjarët thonë se ai është parë për herë të fundit duke udhëtuar me autobus drejt Shqipërisë dhe dyshohet se mund të ketë zbritur në zonat e Rubikut, Milotit apo Durrësit. Që nga momenti i zhdukjes nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Familja i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion në lidhje me të.