Sherr në Korçë, plagoset një person

Sherr në Korçë, plagoset një person

Një sherr mes disa personash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë,  ku si pasojë një person dyshohet se është plagosur me thikë. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu raportohet se në përleshje kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona.