Aksion ‘blic’ në Tiranë, arrestohet 4 të rinj me kokainë, u sekuestrohet drogë, para dhe makina

Aksion ‘blic’ në Tiranë, arrestohet 4 të rinj me kokainë, u sekuestrohet drogë, para dhe makina

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, duke finalizuar në arrestimin e 4 personave. Në pranga kanë rënë Armet Latifaj 25 vjeç, Gëzim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç dhe Jastin Zaimi 18 vjeç, të dy shtetas grekë. Latifaj dhe Pashaj ishin shpërndarësit e kokainës, të cilët u kapën në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit”. Atyre u gjet një sasi prej 1 kg e 65 gram kokainë. Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të dy shpërndarësve, u arrestuan për moskallëzim krimi. Më tej, nga hetimet ka rezultuar se Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e policisë. Njoftimi i Policisë...