Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shekulli i poshtërimit të Europës sapo ka filluar”/ Analiza e Politico: Si marrëveshja tregtare e Von der Leyen me Trump e la BE-në të pambrojtur
Pas humbjes nga britanikët në Luftën e Parë të Opiumit, dinastia Qing nënshkroi në vitin 1842 një traktat që e dënoi Kinën me më shumë se 100 vjet shtypje të huaj dhe kontroll kolonial mbi politikat tregtare. Ishte traktati i parë i ashtuquajtur “i pabarabartë”, i imponuar nga fuqia ushtarake dhe teknologjike e kohës. Politico shkruan se diçka e ngjashme po ndodh sot me Bashkimin Evropian. Pas vizitës së presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, në resortin e Donald Trump në Skoci për të nënshkruar një marrëveshje tregtare të diskutueshme, BE po shihet si pala e dobët, e varur dhe e detyruar të pranojë kushte të njëanshme. Kritikët e quajtën marrëveshjen “akt nënshtrimi”, “disfatë të qartë politike për BE-në” dhe “kapitullim ideologjik e moral”....