VIDEOLAJM/ Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë

VIDEOLAJM/ Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Ura e Ibrit në Mitrovicën e Veriut është hapur për qarkullim, duke shënuar një moment të rëndësishëm për qytetarët e zonës dhe gjithë Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili publikoi një foto të urës së hapur në rrjetet sociale. “Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re!”, shkroi Sveçla, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt normalizimit të jetës në qytet. Hapja e urës ka një simbolikë të veçantë, pasi për vite të tëra ka qenë e mbyllur dhe e kthyer në pikë tensioni mes komuniteteve të shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë.