Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrau gruan për tradhti! Djali i doli para të atit, 36-vjeçarja vdiq në krahët e vajzës, Nakoleci: Fëmija s’ ishte i imi
Marjola dhe Pandeli Nakoleci GREQI-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në familjen shqiptare në Greqi, ku Pandeli Nakoleci masakroi me thikë për vdekje gruan e tij, Marjola Nakoleci. 40-vjeçari ka ndryshuar dëshminë në lidhje me vrasjen. Ndryshe nga sa deklaroi në dëshminë e parë në polici që gruaja meritonte të vdiste se sipas tij e kishte tradhtuar, ai është shprehur se vetëm dëshironte ta trembte. Po ashtu, Nakoleci pretendon se humbi mendjen dhe se gruaja i kishte konfirmuar për tradhtinë. Sipas tij, një person i tretë kishte hyrë mes tyre dhe është fajtori që i shkatërroi familjen. “E doja shumë gruan time, nuk kisha planifikuar ta vrisja apo ta dëmtoja, doja vetëm ta trembja me çfarë kisha në dorë. U çmenda, humba mendjen kur ajo më tha se fëmija...