Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse ne do të jemi më të mirë apo të këqinj”
Fragmenti më domethënës nga romani “Alkimisti” i autorit Paulo Coelho. – Dielli ra në mendime dhe vendosi të shndrisë edhe më shumë. Era, që kënaqej nga ky kuvendim, fryu edhe më shumë, që rrezet e diellit mos e arrinin djaloshin. “Për këtë është Alkimia,” shtoi ai. “Që secili nga ne të kërkojë thesarin dhe ta gjejë, e më pas të dëshirojë të bëhet edhe vetë më i mirë se më parë. Plumbi do të hyjë në punë derisa bota mos të ketë më nevojë për të. Paskëtaj atij i duhet të shndërrohet në flori. Këtë gjë bëjmë ne Alkimistët: na tregojnë se, sa herë që duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi, edhe gjithçka që na rrethon bëhet më e mirë.” “Atëherë, pse thua...