Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dështon grabitja në Sukth/ Ndjekje me makina dhe shkëmbim zjarri me policinë, plagoset njëri prej autorëve (DETAJET)
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tranë, ku dy persona që vodhën një automjet dhe e përdorën për vjedhje me dhunë, janë përplasur edhe me policinë. Blutë bëjnë me dije se Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, dhe Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, hapën zjarr ndaj uniformave blu gjatë tentativës për t'u larguar. Policia është përgjigjur me zjarr, teksa si pasojë ka mbetur i plagosur 28-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 27-vjeçari pasi bëri rezistencë ndaj efektivëve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga. Njoftimi: Durrës/ Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në...