Ishte dënuar me burg, kapet në Kakavijë 43-vjeçari

Ishte dënuar me burg, kapet në Kakavijë 43-vjeçari

POLICIA E SHTETIT Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavijë kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin e shpallur në kërkim J. B., 43 vjeç, banues në Cërrik, i cili është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me vendim të formës së prerë, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Elbasanit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.