Gjirokastër, punonjësi i institucionit vendor nën hetim për shpërdorim detyre

Gjirokastër, punonjësi i institucionit vendor nën hetim për shpërdorim detyre

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, punonjës i një institucioni vendor, i dyshuar për shpërdorim detyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.