Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Si Rama–Balluku po ‘luftojnë’ krimin! “E dënojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e 26 marsit 2025, ka miratuar 59 leje ndërtimi, kryesisht për kulla dhe resorte. Mes të tjerave, KKTU ka miratuar edhe lejen me objekt; Godinë banimi dhe shërbimesh me 3, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Hamdi Sina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fz Construction” sh.p.k”. Bëhet fjalë në zonën e Liqenit të Thatë, ku kompania e ndërtimit Fz Construcion ka ngritur një qytezë me paratë e trafikut të drogës, duke i errësuar sytë me para Prokurorisë së Tiranë, e cila i ka mbyllur më herët një hetim pasuror, me një ‘arsyetim’ sa të rrezikshëm aq edhe komik. Në tetor të vitit 2024,...