Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Beteja brenda mazhorancës për tenderin 10 milionë euro kishte seritë e radhës në muajin gusht 2025. Me disa vendime të befta, larg syrit të kureshtarëve duke qenë se është mesi i muajit gusht dhe administrata është pushim, fillimisht Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak. Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak. Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim. Madje shpejtoi të nxjerrë një tjetër njoftim fituesi, duke rishpallur fitues sërish të njëjta firma, vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe Ermal Beqirin, një person që...