Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, për muajin korrik 2025 regjistrohet në 2.4%. Ky nivel e vendos Shqipërinë në të njëjtin kufi me mesataren e inflacionit në Bashkimin Europian, duke treguar se sot qytetarët shqiptarë paguajnë thuajse të njëjtat çmime si qytetarët europianë. Por ndryshe nga vendet e BE-së, ku të ardhurat mesatare janë disa herë më të larta, Shqipëria ka ende një nga pagat më të ulëta në rajon. Ky kontrast e bën përballimin e çmimeve “europiane” jashtëzakonisht të vështirë për familjet shqiptare, të cilat shpesh mbështeten tek ndihma financiare e emigrantëve apo të ardhurat dytësore për të mbyllur muajin. Në nivel rajonal, Shqipëria raportohet me inflacion më të ulët se fqinjët. Për korrikun,...