Shifra alarmuese! Tenton të djegë gruan me benzinë, mbi 200 raste të dhunës në familje për një muaj

Shifra alarmuese! Tenton të djegë gruan me benzinë, mbi 200 raste të dhunës në familje për një muaj

Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, vetëm se ajo kishte bërë sherr me vjehrrën. Burri i identifikuar si Alfred Llozhi u arrestua nga forcat e komisariatit nr 1, ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtje. Kjo është një ndër shumë episode të dhunës që përfundojnë në dyert e komisariateve. Dhuna në familje ka qenë mjaft shqetësuese javët e fundit. Vetëm këtë korrik në të gjithë vendin janë 207 raste, me 228 autorë, nga të cilët 81 arrestuar e ndaluar, 131 në gjendje të lirë  dhe 16 në kërkim, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar 2672 raste të dhunës në familje, ku mbi një mijë prej tyre janë...