Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shifra alarmuese! Tenton të djegë gruan me benzinë, 207 raste të dhunës në familje për një muaj
Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, vetëm se ajo kishte bërë sherr me vjehrrën. Burri i identifikuar si Alfred Llozhi u arrestua nga forcat e komisariatit nr 1 ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtje. Kjo është një ndër shumë episode të dhunës që përfundojnë në dyert e komisariateve. Dhuna në familje ka qenë mjaft shqetësuese javët e fundit. Vetëm këtë korrik në të gjithë vendin janë 207 raste, me 228 autorë, nga të cilët 81 arrestuar e ndaluar, 131 në gjendje të lirë dhe 16 në kërkim, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar 2672 raste të dhunës në familje, ku mbi një mijë prej tyre janë...