Teodor Keko: Unë ‘Ai’, Ti ‘Ajo’

Teodor Keko: Unë ‘Ai’, Ti ‘Ajo’

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.Ku ke shkuar? Unë s’e di.Ne u prishëm për hiçgjë,edhe gjatë do mbajmë mëri. Do harrohen telefonat,nëpër pellgje sytë do na thahen.Si prelud do bjerë nga qielli,një dëborë… kristal i bardhë. Dhe kështu, gjersa një ditë,të na thotë jeta ne: Harro!Do të mbesim anonimë,do të jemi ne përemra,Unë “Ai” dhe ti “Ajo”. Mbi ne ra ndarja si një dëborë,mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.Dhe vitet shkuan dalngadalë,ujrat u ndotët, lumejtë u thanë. Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,se na u thye ëndrra ty dhe mua.Ndonjë ditë nëpër botë,sytë tanë kur të takohen,s’do të ketë urrejtje brenda. ObserverKult Lexo edhe: SHKRIM PREKËS I BABAIT TË AKTORIT TË NDJERË: BARRË E MADHE ËSHTË KJO… PO NE DO TË QËNDROJMË…