Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ismailaj ankohet në Kushtetuese, kërkon “pafajësi” për dosjen CEZ-DIA dhe zhbllokimin e miliona dollarëve
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 16 shtator për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, për çështjen CEZ-DIA. Nga hetimet e kësaj dosjeje, SPAK arrestoi dhe ish-presidentin Ilir Meta. Ismailaj kërkon shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”. Po ashtu ai kërkon të rrëzohen edhe vendimet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi. Në të njëjtin ankim, Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e konfiskimit të afro 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro si dhe 12 milionë lekëve të sekuestruara pas nisjes së hetimit ndaj tij. Ismailaj u shpall fajtor për përvetësimin e 5 milionë eurove gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen...