Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
U hap edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë
Në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, më 18 gusht 2025, u hap solemnisht edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike në fushën e albanologjisë. Ky seminar, që do të zhvillojë punimet deri më 29 gusht në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë, pritet të mbledhë rreth 200 studiues vendorë dhe ndërkombëtarë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të botës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë personalitete të larta të jetës akademike e politike në Kosovë, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Kurti theksoi rëndësinë themelore të gjuhës shqipe për identitetin kombëtar shqiptar, duke e quajtur atë një “organizm i gjallë që...