Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës
Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 shtetas kosovarë, pasi vodhën në një tabakino, gjatë natës. Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen. “Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve: A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor “Milot-Lezhë” dhe më pas kanë...