Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, mes tyre një “Lamborghini” i kthyer në skaf

Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, mes tyre një “Lamborghini” i kthyer në skaf

35 mjete lundruese janë bllokuar këtë javë gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në vijën bregdetare nga Komani në Ksamil. Aksioni vjen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në zonat turistike bregdetare, ku prania e mjeteve të fuqishme lundruese ka krijuar rrezik për pushuesit. Sipas njoftimit zyrtar, janë kontrolluar 525 mjete lundruese dhe për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe sigurisë detare, 35 prej tyre janë bllokuar, përfshirë: -2 varka metalike me motor uji të instaluar Ndër mjetet më të pazakonta të bllokuara ka tërhequr vëmendje një skaf që duket si një “Lamborghini”, sikurse shihet në këto pamje. Policia nuk ka dhënë detaje mbi pronësinë apo origjinën e këtij mjeti të veçantë. Nga kontrollet rezultoi...