Mike Downey kryeson jurinë e PriFest 2025

Mike Downey kryeson jurinë e PriFest 2025

Një postim i publikuar nga PriFest në rrjetet sociale, prezanton një emër të shquar të industrisë globale të filmit: Mike Downey, një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në kinematografinë evropiane dhe botërore, si kryesues i edicionit të sivjetshëm të Prishtina International Film Festival. Downey është aktualisht Kryetar i Bordit të Akademisë Evropiane të Filmit, një pozicion që dëshmon për reputacionin dhe autoritetin e tij në fushën e artit filmik. Por roli i tij në industrinë e filmit shkon shumë përtej kësaj, ai është autor, kineast dhe aktivist, me një kontribut të gjerë në më shumë se 100 filma artistikë, si producent apo skenarist, transmeton KultPlus. Përveç punës së tij artistike, Downey ka qenë dhe mbetet i angazhuar fuqishëm në çështje të rëndësishme shoqërore. Ai është...