‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

Shkruan Albert Vataj Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik. Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk...